Obamejang niset për në Angli, bëhet “faraoni” i Arsenalit

Pier-Emerik Obamejang më në fund është i Arsenalit. Sport Bild ka publikuar sot fotot e sulmuesit të Dortmundit, i cili së bashku me familjen e tij është paraqitur në aeroportin e Dortmundit, për të marrë një avion privat me destinacion Londrën.

Zyrtarizimi do të vijë orët e ardhshme, por marrëveshja është e përfunduar. Dortmundi do të marrë 63 milionë euro plus bonuse, sulmuesi do të firmos për 3.5 vjet.

Paga vjetore do të jetë rreth 10 milionë euro neto, që do të thotë se do të bëhet lojtari më i paguar te klubi londinez.

Nëse shohim shifrat, i meriton: në 75 ndeshjet e fundit që ka luajtur titullar në Bundesligë, Obamejang ka shënuar 66 gola e dhënë 10 asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online