Nutricionisti i mahnitur me atë që Ronaldo u bëri shokëve të ekipit: Nuk e kam parë kurrë në jetën time, gjithmonë të njëjtën pije…

“Nuk jam shumë i interesuar për rekordet. Unë thjesht dua të shijoj futbollin. Skuadra jonë përmirësohet nga ndeshja në ndeshje”, tha Ronaldo pasi shënoi 2 gola në fitoren e Al Nassr kundër Al Duhail, në fitoren e marrë me shifrat 4-3.

Ronaldo deri më tani ka shënuar 43 gola në vitin kalendarik. Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fund dhe portugezi mund të bëhet golashënuesi më i mirë i vitit 2024. Megjithatë, në një deklaratë pas ndeshjes, ai tha se nuk i interesojnë shumë rekordet dhe se synimi i tij është të argëtohet jashtë fushës dhe të ndihmojë Al Nassr-in dhe Portugalinë.

“Jam i lumtur që shënova gola dhe luajta mirë, por Cristiano është i ndryshëm nga të tjerët. Unë punoj mirë dhe në fund ajo që arrij vjen me ndihmën e shokëve të ekipit dhe stafit teknik dhe më e rëndësishmja po argëtohem për momentin”, tha Ronaldo.

Ronaldo mbërriti në Al Nassr gati një vit më parë. Shumë e parashikuan fundin e tij, por ndodhi e kundërta.  Për këtë ka folur dietologu i klubit, Jose Blesa. Ai zbuloi disa detaje rreth dietës së Ronaldos, duke shtuar se uji është një pjesë thelbësore e çdo vakti të tij.

“Që nga ardhja e Cristiano Ronaldos në klub, të gjithë lojtarët stërviten më intensivisht dhe ndjekin një dietë strikte, në fakt nuk kam parë kurrë lojtarë të përmirësojnë përbërjen e tire trupore me pothuajse 90%, lojtarët e Al Nassr tani kanë më pak yndyrë dhe më shumë muskuj. Cristiano ndjek një dietë mesdhetare, mëngjesi i Ronaldos përmban një sasi të madhe proteinash, si djathë dhe kos me pak yndyrë.

Në drekë, Cristiano nuk heq dorë nga mishi i bardhë, dhe gjithmonë preferon pulën dhe peshkun. Cristiano nuk ha asnjë ëmbëlsirë, ushqim të skuqur apo të yndyrshëm dhe të gjitha vaktet e tij vijnë me ujë”, tha Blesa. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online