“Jemi të bindur, tani e mundim Serbinë”! Mario Mitaj i bashkohet Seferit dhe Mujës: Dhe unë si të gjithë shqiptarët, e dua Serbinë në grup të Europianit

Mario Mitaj ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” të “Sport Ekspres”. Në rrëfimin e gjatë të karrierës së tij, jemi ndalur pak edhe te rivali i kërkuar në grupet e Europianit, duke marrë gjithmonë të mirëqenë faktin se kuqezinjtë do të jenë aty dhe nuk do të zhgënjejnë në dy ndeshjet e fundit.

Po ashtu si Taulant Seferi dhe Arbnor Muja, Mitaj ka vetëm një dëshirë për rivalin në grup. “Edhe unë si të gjithë shqiptarët, e kam një dëshirë, Serbinë për në grup të Europianit. Besoj se do ta mundim Serbinë, me këtë nivel që jemi tani, do ta mundim. Shpresoj që ëndrra të na bëhet realitet, për mua ka rëndësi vetëm fitorja me ta”, tha Mitaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online