Nuk zënë mend lehtë, bullgarët flasin me arrogancë për ekipin e Dajës: Do ta “fshijmë” këtë Ballkan nga Champions League

Ballkani arriti që të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Ludogorest. Pavarësisht këtij triumfi të madh dhe goditje të papritur, bullgarët nuk kanë ndërmend që të mësojnë. Trajneri dhe kapiteni i tyre janë shprehur shumë të sigurt se Ludogorest do të kalojë në turin e dytë të Champions League. Kapiteni i Ludogorest, Kiril Despodov, u shpreh i sigurt se ekipi i tij do ta kalojë Ballkanin.

“Fitore dhe vetëm fitore. Jo vetëm fitore, por do ta eliminojmë dhe fshijmë këtë kundërshtar. Jemi të gjithë shumë të motivuar dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për t’i fshirë ata nga Champions League. Ne të gjithë e besojmë se e eliminojmë këtë Ballkan”, tha kapiteni i Ludogorest. Nga ana tjetër, edhe trajneri i Ludogorest Ivaylo Petev theksoi se skuadra e tij e ka mundësinë që t’i shënojë më shumë se 2 gola Ballkanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online