“Nuk vjen se ka thyer thoin e këmbës”, në Holandë nuk donin ta linin lojtarin e Kombëtares në vendin e çudirave

Lindon Selahi do të luante në Hollandë me skuadrën e Twentes në një ndeshje miqësore dhe të përgatitej për kampionatin, por lojtari shqiptar i duhej të kryente detyrimet me Kombëtaren tonë në ndeshjen përballë Bjellorusisë dhe Lituanisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ky fakt nuk i ka pëlqyer drejtuesve të skuadrës hollandeze, të cilët do të preferonin që të qëndronte dhe të luante me shokët e ekipit.

Frika më e madhe ishte në këtë kohë të Koronavirusit për të mbërritur në transfertën e Bjellorusisë, shteti i vetëm në botë që e ka marrë më lehtë këtë pandemi, aq sa shpreheshin se vaksina e vetme për të është vodka dhe sauna. Për këtë arsye drejtuesit e klubit holandez nuk dëshironin që ta linin Selahin, por ishin të detyruar për të bërë një lëvizje të tillë.

Në mediat holandeze shprehen se te Tëente ishin të gatshëm edhe për të thënë se Selahi nuk mund të vijë te Shqipëria pasi ka thyer thoin e këmbës, por sigurisht që nuk mund t’ia hidhnin kaq lehtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online