“Nuk vjen dot në Romë dhe të pësosh pas 5 minutazh”, Rei Manaj: Ndihem keq që u anulua goli im

Roma regjistroi fitoren e dytë radhazi, pas asaj të Conference League, duke mposhtur 2-0 Spezian e Rey Manaj. Vetëm 6 minuta nga starti i takimit Smalling gjen golin pas një gabimi në mbrojtje. Në minuën e 56-të, një tjetër mbrojtës, Ibane shënon golin e dytë dhe të fundit të takimit.

Rey Manaj shënoi një gol në minutën e 62-të, por që u anullua më pas nga teknologjia VAR. Në përfundim të ndeshjes Manaj u shpreh mjaft i shqetësuar për rezultatin, duke deklaruar se skuadra e tij nuk duhet të kishte dalë pa pikë nga Roma.

“Sot ishte një ndeshje për të fituar pikë. Nuk mund të vish në Romë dhe të pësosh gol pas pesë minutash nga goditja e këndit, edhe sepse kemi thënë se duhet të përmirësohemi në detaje gjatë gjithë javës. Duhet të bëjmë diçka më shumë për të dalë prej kësaj gjendje.
Shumë keq që goli im u anulua për pozicion jashtë loje. Trajneri po më ndihmon shumë. Na qortoi, të gjithë ishim të zhgënjyer. Tani duhet të punojmë në heshtje dhe të përpiqemi të shënojmë kundër Empolit që të dielën e ardhshme”- u shpreh Manaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online