“Nuk vishet fanella e Kombëtares për të gjetur ekip në shtator”, Ruçi “i tërheq veshin” lojtarëve: Vishet për ti shërbyer kombit

Kombëtarja shqiptare zhgjënjeu me dy paraqitjet e para zyrtare në Ligën e Kombeve. Megjithëse objektiv mbetet vendi i parë në grup, Shqipëria përfundoi me vetëm një pikë të grumbulluar në gjysmën e parë të këtij kompeticioni.

I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, Edmond Ruço “i tërheq veshin” lojtarëve, teksa shprehet se fanella e Kombëtares është për ti shërbyer kombit dhe jo për të gjetur një ekip në shtator.

“Fanella e ekipit kombëtar vishet për ti shërbyer kombit. Nuk vishet për të marrë sa më shumë minuta në mënyrë që të shitesh në një ekip më të mirë në shtator. Me këtë situatë, e shoh të vështirë”, ka thënë Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online