“Nga Balliu mësoj shumë, nuk e kam frikë konkurencën”, Albi Doka: U mërzita që më mungoi ftesa e Shqipërisë, largohem në Turqi

Albi Doka ishte i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka komentuar paraqitjet e fundit të Kombëtares. Mbrojtësi i djathtë nuk e fsheh zhgënjimin që ndjeku nga rezultatet e kuqezinjve, ndërsa nga ana tjetër tregon edhe mërzitjen që përjetoi pas mungesës së ftesës nga ana e Edi Rejës. Sa i përket të ardhmes, Doka zbulon se ka dy oferta nga Turqia dhe mund të ndryshojë ambient këtë verë.

“Normal që jam i mërzitur, sepse ishte një ndeshje që duhet ta fitonim. E përjetova shumë, zëre se isha vetë në fushë. Më erdhi keq për rezultatin. Përvecse ndeshjes me Izraelin, edhe me Islandën duhet ta fitonim. Balliu është shumë lojtar i mirë, unë e kam thënë se duhet të mësoj sa më shumë nga Balliu, ashtu edhe nga Hysaj. Unë konkurencën nuk e kam frikë, shoh pozicionin tim.  Më shumë veten e shoh te 3-5-2-shi, sepse dal më shumë përpara. Mungesa e ftesës nga Reja? Edhe unë nuk e prisja, sepse është hera e parë që nuk vij që nga herët e fundit me Kombëtaren. Jam mërzitur shumë, por duhet ta pranoj si çdo lojtar tjetër.

Vendi i parë në grup? Është shumë e vështirë, por siç kanë thënë, futbollit kurrë nuk i dihet. Klubi më ka zyrtarizuar, sepse isha në huazim nga Gorica dhe më blenë zyrtarisht. Kam dy oferta në Turqi dhe mund të lëviz këtë verë”, ka deklaruar Albi Doka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online