Mbrëmë Juventusi barazoi në shtëpi ndaj Salernitanës me shifrat 2-2, por ndeshja u shënua nga një skandal që ndodhi në kohën shtesë. Salernitana bëri një rezistencë të madhe mbrëmjen e djeshme në Torino dhe i befasoi të gjithë me paraqitjen e tyre në pjesën e parë kur pati epërsi në shifrat 0-2.
Megjithatë, Juventus më vonë arriti të barazojë. Fillimisht, Bremer e shkurtoi rezultatin në 1-2 në minutën e 51-të dhe më pas Leonardo Bonucci shënoi në minutën e 92-të për të ekuilibruar rezultatin 2-2. Por ja ku sapo filloi drama në Allianz Stadium. Vetëm dy minuta më vonë, Juventus dërgoi rezultatin në 3-2. Pas goditjes nga këndi, lojtari më i gjatë në zonën e penalltisë së Salernitanës ishte Milik, i cili shënoi gol për 3-2 dhe dukej se Juventusi kishte fituar.
Mirëpo, pikërisht atëherë në skenë hynë gjyqtarët. Arbitri Marcenaro u thirr nga dhoma VAR për të parë këtë gol edhe pse asgjë nuk u diskutua. Arbitri pasi ka parë videon e ka anuluar golin e Juventusit pasi ka konsideruar se Bonucci ka ndërhyrë te portieri i miqëve dhe njëkohësisht ka qenë në pozicion jashtë loje, gjë që ka qenë vërtet një vendim i gabuar. Bonucci nuk mundi të ndikojë në reagimin e portierit, por për t’i bërë gjërat më skandaloze, ai nuk ishte as në pozicion jashtë loje. VAR-i bëri një gabim joreal sepse nuk e vendosi vijën jashtë loje siç duhej, sepse harruan fare lojtarin që ishte pranë flamurit të këndit dhe u shfaq një foto nga një kënd tjetër që e tregon më së miri. /Sport Ekspres/
The masterpiece of VAR in the game between Juventus and Salernitana and forgetting one of the Salernitana players in calculating the offside line#JuventusSalernitana #Juventus #Salernitana #offside pic.twitter.com/Jiuqrkr4Gc
— ???????? ????? (@MHBALAGHI) September 12, 2022