Ballkani pëson humbjen e parë në kampionat, Ilir Daja ankohet për “mungesë respekti” nga Federata

Pjesëmarrja në Conference League e F.K Ballkani ka bërë që kjo skuadër të ketë një kalendar mjaft të ngjeshur, duke luajtur çdo 3 ditë. Trajneri Ilir Daja kërkoi nga Federata e Kosovës që të kishte lëshime në datat ndeshjeve, në mënyrë që lojtarët të mos jenë tejet të lodhur, megjithatë duket se nuk mori pergjigjen pozitive. Ditën e djeshme, Drita mposhti Ballkanin me rezultatin 0-2 duke i shkaktuar humbjen e parë ekipit të Dajës.

“Nuk mundemi me gjithë këtë intensitet të kemi vazhdimësi të rezultateve, u detyruam të bëjmë rotacione, ankohen edhe ekipet e mëdha për ndeshjet e ngjeshura e jo ne këtu në Kosovë. Kishim paraqitje të mirë, nuk kam çfarë t’i kërkojë më shumë këtij ekipi, skuadër që po bënë historinë. Suportin e vetëm që e morëm nga liga jonë është vetëm ndeshja e shtyerë ndaj Malishevës. Në fund fare nuk mundemi më shumë”, tha Daja gjatë intervistës pas ndeshjes për “Art Sport”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online