Nuk vendos paratë para karrierës, Esat Mala gjen ekipin e ri pas Partizanit

Esat Mala ka gjetur përfundimisht “strehën e re” pas largimit nga Partizani. Dy klube ishin shumë të interesuara nga Turqia, me Samsunsporin dhe Girenusporin që u vendosën në garë.

Kështu Mala vendosi për këtë të fundit, për shkakun se do të jetë pjesë e elitës së futbollit turk. Samsunspori rriti ofertën për të joshur lojtarin shqiptar, por Esati nuk vendosi paratë para karrierës pasi do të luante në Ligën e Parë nëse pranonte marrëveshjen e dytë. Kontrata e re me Girenusporin për Malën do të jetë 2+1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online