“Reja tha “mama mia”! Cikalleshi rrëfehet: Pasaporta më mohoi kalimin në Seria A, sikur të shënoja ndaj Italisë

Sokol Cikalleshi ishte i ftuar në emisionin “Euro Mania” që transmetohet në “Neës 24”. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është kthyer pas në kujtime për të folur mbi ndeshjen e zhvilluar me Italinë, atje ku do të trondiste shtyllën. Futbollisti është i bindur se nëse topi do të përfundonte në rrjetë do të transferohej në Serinë A. Gjithashtu është treguar momenti sesi dështoi pista e Sampdorias për shkakun e pasaportës.

“Është akoma herët për të kaluar Bogdanin. Goli kundër Çekisë dhe shtylla ndaj Italisë janë kujtime të bukura. Nëse ndaj Italisë do të kisha shënuar, edhe në karrierën time mund të kishte ndonjë ndryshim. Edhe ndoshta mund të kisha shkuar në Serinë A, kam qenë 2-3 herë afër. Nuk jam pishman, jam i lumtur për karrierën. Goli ndaj Çekisë është më i bukuri në karrierë.
Ishim të mërzitur që humbëm ndeshjen, meritonim diçka më shkumë ndaj Çekisë. Kam pasur goditjen e mirë. Reja tha “mama mia, çfarë goditje”.

Është akoma herët për merkaton. Nuk ka ofertë konkretë.  Para se të shkoja në Turqi, mund të shkoja te Sampdoria, por për shkak të pasaportës, dështoi transferimi. 3 ekstrakomunitarë lejohet të luajnë. Prita që të hapej vendi, në atë kohë ka qenë trajner Mihajloviç, por nuk u realizua. Ai ka qenë momenti për të luajtur në Serinë A, kjo ka qenë gjëja konkrete. Tani skam”, u shpreh Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online