Nuk udhëtoi drejt Shqipërisë për duelin me Andorrën, Southampton-i e konfirmon: Broja është i dëmtuar

Armando Broja nuk pati mundësinë të zbresë në fushë me fanellën e Kombëtares në këto dy ndeshje mbyllëse të fazës kualifikuese për Kupën e Botës. Talenti shqiptar përfundoi në tribunë në duelin me Anglinë, ndërsa pas sfidës në “Wembley” nuk udhëton me skuadrën drejt Andorrës për tu përballur me Andorrën.

Reja u shpreh në konferencë për shtyp se Broja ndjeu përsëri shqetësime në kyçin e tij të këmbës, prandaj u la i lirë ti bashkohej klubit për tu rekuperuar. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Southampton-i, që me një deklaratë zyrtare bën me dije se 20-vjeçari shqiptar do të trajtohet nga mjekët e skuadrës për të qenë i gatshëm në ndeshjen e radhës në Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online