Drama në Shkup! Po luhet për biletën që të jep ëndrrën e Botërorit, tifozët humbasin golin e Alioskit

Maqedonia e Veriut po luan kundër Islandës, me shpresën e madhe për të marrë tre pikët dhe për të siguruar vendin e dytë. Ky triumf do t’i jepte mundësinë kësaj Kombëtare që të shkonte në Play Off të Botërorit, atje ku duhej të kalojë edhe dy rivalë të tjerë për të shkuar në fazën e grupeve. Por sido që të shkojë historia, për ta është arritje e madhe edhe mbërritja në këtë fazë. Për këtë arsye, interesi ka qenë i jashtëzakonshëm.

Shumë tifozë kanë krijuar kaos në rrugën që të dërgonte drejt stadiumit dhe ka pasur vonesa të shumta për hyrjen e tyre në arenë, aq sa nuk kanë qenë të pakët tifozët që humbën golin e Alioskit në minutën e shtatë. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0 ndaj Islandës dhe nëse do të vazhdohet kështu, Maqedonia e Veriut lë mbrapa Rumaninë në garën e saj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online