Nuk shfaqi ende asnjë magji me Shqipërinë, Asllani për mediat italiane: Jam gati që ta zëvendësoj Brozovic kundër Romës

0

Kristjan Asllani nuk tregoi asgjë nga aftësitë dhe magjitë e tij në ndeshjen e Shqipërisë kundër Izraelit. Mesfushori ishte një nga zhgënjimet e Kombëtares, ndërsa tani rikthehet te Interi, ndoshta për të luajtur me fanellën e titullarit. Brozovic nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Romës dhe për këtë arsye, mund të ketë mbërritur momenti për mesfushorin shqiptar. Në një prononcim për mediat italiane, Asllani u shpreh:

“Shumë keq që humbën Brozovic, por nëse vjen momenti im, unë jam gati. Jam gati për të dhënë më të mirën time. Shqipëria? Është turp që barazuam me Islandën se po luanim me një lojtar më shumë, duhej ta kishim mbyllur ndeshjen. Qëndrimi në stol? Jam djalë i ri”, tha Asllani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.