“Nuk thashë që dua të dënohet Skënderbeut”, Hoxhaj hedh poshtë intervistën e medias

Ardit Hoxhaj ka vendosur të reagojë në lidhje me intervistën e bërë publike nga “Panorama Sport”. Sulmuesi vlonjat hedh poshtë fjalët e bëra publike në shkrimin e publikuar nga media e sipërpërmendur, duke bërë të qartë se nuk është shprehur se dëshiron dënimin e Skënderbeut. Në të shkuarën Hoxhaj ka mbajtur veshur edhe fanellën e bardhekuqve dhe për këtë fakt shton se ndihet krenar, ndërsa vijon më tej se e respekton në maksimum atë ekip.

“Marr shkas nga një intervistë që është botuar sot në gazetën “Panorama Sport”, ku ka pasur një keqkuptim dhe keqinformim. Unë kurrë nuk kam thënë se shpresoj që të dënohet ekipi i Skënderbeut edhe të shpëtojmë ne.

Ne jemi Flamurtari dhe nuk duam lëmosh. Për ekipin e Skënderbeut jam krenar që e kam përfaqësuar atë fanellë në vitet e tyre të arta. Kam respekt maksimal për atë qytet, ata tifozë dhe të gjithë njerëzit që kam punuar aty. Uroj që ekipi i Skënderbeut ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe drejtësia të vihet në vend”, shkruan Ardit Hoxhaj në llogarinë e tij në “Facebook“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online