“Nuk shkon as sa gjysma e Partizanit”, Ard Mema zbulon rrogat e marra te Tirana: Harrojini projektet këtu!

Ard Mema ka folur për situatën e Tiranës pas suksesit të arritur duke fituar titullin kampion. Ish-trajneri i bardhebluve ka prekur kohën kur ishte duke drejtuar kryeqytetasit  dhe periudhës së Egbosë. I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, Mema ka zbuluar edhe rrogat e Tiranës. Trajneri është shprehur se Partizani ka pasur dyfishin e shpenzimeve në këtë sezon të Superiores, megjithëse ka dështuar.

“A jam tradhtuar nga lojtarët? Të them të drejtën, nuk e di këtë pjesë. Shqipëria është një fshat i vogël, një provincë. Gjërat mund të merren vesh dhe nëse me ka ardhur ndonjë thashethem, nuk merrem me këto, pasi dua ta di me siguri. Nuk e pranova propozimin e Tiranës përpara se të vinte Egbo, pasi nuk mund të shkelja mbi veten time. Nëse Tirana më kërkon për herë të tretë? Shiko, kjo punë është kurrë mos thuaj kurrë, por për momentin nuk e kam në plan. Projekte të mëdha në Shqipëri?

E keni gabim, këtu është gjithçka momentale, kështu funksionin. Ajo që ka bërë Tirana është arritje pasi me pak lekë është shpallur kampion. Tirana me buxhetin nuk ka shkuar as sa gjysma e Partizanit. Vetëm një lojtar merr 7.000 euro aty, një tjetër 6.500 euro dhe pjesa tjetër nga 4000 euro. Unë kam qenë aty dhe e di shumë mirë. Buxheti është rreth 65 mijë euro”, ka thënë Mema. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *