“Nuk shkoj më kurë trajner i Partizanit, nuk kam fare dëshirë”, Shpëtim Duro flet për të ardhmen: Jam rritur mes tifozëve të Tiranës

Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Elite Show” në “Supersport”, ku ka ndër të tjera ka komentuar ekipet e Superiores. Sa i përket pyetjeve të për ardhmen, trajneri i Strugës e ka pranuar se synon të drejtojë Tiranën. Ndërkohë, Duro i ka mbyllur derë Partizanit, teksa është shprehur se të kuqtë nuk e kanë respektuar kontibutin e madh që ai ka dhënë. Për këtë arsye, ai ka thënë se nuk kurrë nuk do të merrte drejtimin e Partizanit në të ardhmen.

“A e kam objektiv të drejtoj një ditë Tiranën? Patjetër! Jam rritur mes tifozëve të Tiranës. Vëllai i madh ka qenë tifoz me Tiranën, unë me Partizanin. Vëllanë e Refik Halilit e kam pasur shok fëmijërie.

Partizani? Tani nuk shkoj më kurrë trajner i Partizanit! Kam dhënë shumë, por nuk jam respektuar. Nuk kam dëshirë ta drejtoj Partizanin. Jam ndarë mirë me presidentin Demi. Ai më tha e ke derën e hapur, por nuk kam fare dëshirë të jem trajneri i tyre”, ka thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/