Nuk shënon dot Teuta? “Më mirë syri se nami”! Lufta për garën e titullit, e njëjta situatë edhe te Vllaznia

Teuta-Apolonia dhe Vllaznia-Laçi janë dy ndeshjet që do të vendosin sa i përket titullit kampion në Superiore. Shkodranët kanë misionin më të vështirë pasi në letër rezulton si përballje më e vështirë kundër Laçit, ndërsa për më tepër që kërkojnë një gol më shumë sesa fitorja e Teutës kundër Apolonisë.

Por nëse mendoni se problemi i shënimit të golave është vetëm i durrsakëve, atëherë jeni gabim. “Më mirë syri se nami”! Shprehja popullore e përligj këtë diskutim teksa pas barazimeve të shumta të Teutës në nisjen e sezonit, mendohet se durrsakët janë shumë mbrapa ekipeve të tjera pretendente sa i përket golave të shënuara.

Nëse do të shohim Vllazninë, duke hequr fitoren e thellë kundër Apolonisë në shifrat 0-6, në 12 fitoret e fundit mes kampionatit dhe Kupës ka fituar vetëm me një gol diferencë ndaj kundërshtareve. Për më tepër se kundër Laçit në kampionat nuk ka arritur që të fitojë asnjëherë në këtë sezon. Ky është një tregues i qartë se ditën e nesërme nuk duhet të presim gola në shifra rekord nga Teuta dhe Vllaznia, por ekipe që do të jenë edhe të kujdesshme mbrapa pasi në rastin e një goli të pësuar, atëherë ndihen drithërimat e titullit të larguar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *