“Nuk sakrifikon ekipi për asnjë lojtar jashtë forme“, Daja sqaron çështjen “Melo” dhe mban sytë nga KAS-i: I kemi vënë pikat mbi “i”

Ilir Daja mungoi në pankinën e Partizanin në ndeshjen e fundjavës, duke zbatuar protokollin e sigurisë për shkak të Covid-19. Në një intervistë telefonike me gazetaren Enxhi Biba në “Sport News“ në “News 24“, trajneri kryeqytetas zbulon se testimet e shpejta kanë rezultuar negativ për Koronavirus, megjithatë do të mungojë në krye të pankinës deri në një përgjigje të dytë.

Daja ka komentuar më pas ecurinë e dobët të Partizanit në javët e fundit në Kategorinë Superiore, si dhe ka sqaruar çështjen e shumëpërfolur Melo-Asani. Sipas tij nuk ka një krisje në raporte me këta lojtarë, por arsyeja e vetme e mosaktivizimit ka qenë thjesht forma jo e mirë fizike. Në fund të bisedës vëmendja kalon te KAS-i, ku drejtuesit e klubit presin një përgjigje pozitive për të bërë lëvizjet e tyre në merkaton e janarit. Transferime këto që pritet të jenë të pakta nga vetë mundësitë që të ofron kjo dritare dimërore e transferimeve.

Gjendja shëndetësore

“Patjetër, që në momentin që kam patur një temperaturë të lehtë dhe gjendje virale, jam izoluar në shtëpi, edhe pse mund të mund të shkoja në seancat stërvitore. Për hir të sigurisë prej kësaj situatë, më kanë kërkuar të izolohem. Nuk kam bërë tampon, por një test të shpejtë, që kam rezultuar negativ. Por pres dhe testet e tjera të ekzaminuara për të mësuar se kur do të kthehem. Nuk do të jem në pankinë, deri në përgjigje të dytë”.

Ecuria në ndeshjet e fundit

“Nëse do ta vija në raport me një pjesë tjetër, kjo që ju konstatuat është një statistikë e vërtetë. Në 7 ndeshje të 9 javëve, s’kemi pësuar gol. Megjithëse, kemi mangësi për të shkuar te goli dhe fitorja, kemi paturn një balancë të pësimit të golave, jemi një nga ekipet që kemi pësuar më pak. Edhe pse kemi 4 mbrojtësa, ekipi ka sakrifikuar nga sulmi e mesfusha në fazën mbrojtëse. Një mungesë e mbrojtësve do ta na bënte të ndryshonim pozicionin natyral të disa futbollistëve. Një sulmues dhe mesfushor është sakrifikuar për mbrojtësin”.

Krisje me lojtarët Melo dhe Asani?

“Nuk është e vërtetë, ju thatë për disa lojtarë. Në momentin e parë që kemi marrë vesh bllokimin e merkatos, kam thënë të sakrifikojmë të gjithë. Ekipi nuk do sakrifikojë për asnjë lojtar që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ose nga kondicioni fizik, sepse lojtarët mund të pësojnë trauma, që mund t’i mbajn larg fushës për një kohë të gjatë. Në momentin që lojtarët nuk kanë gjendjen e duhur fizike, aq më tepër e shoqëruar nga gjendje jo e mirë psikologjike sepse situata e stimulon, atëherë ne kemi menduar që nuk mund t’i hedhim në fushë disa lojtarë deri në momentin që ata ta kenë këtë mundësi për t’u shprehur dhe për t’u ruajtur prej dëmtimeve të gjata. Kjo ka qenë arsyeja”.

Përgjigja e KAS-it dhe merkato e janarit

“Gjatë gjithë kohës diskutojmë se çfarë do të bëjmë në momentin që do të marrim një përgjigje pozitive nga Kas-i për hapjen e merkatos së janarit. Në momentin kur kjo përgjigje të vije ne do i vëmë pikat për të ndërhyrë. Nuk do të largojmë lojtarë. Nuk kemi nevojë për shumë lojtarë, sepse ka lojtarë që kanë kontribuar te Partizani dhe cilësitë e tyre janë që mund të vazhdojnë të kontribuojnë. Kanë CV të mirë. Për të përballuar një kampionat me 3 faza, i kemi vënë pikat mbi i, në janar të jemi të kujdesshëm në merkato, sepse s’mund të bëjmë shumë zgjedhje”, ka deklaruar Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online