Fjalët e Koeman i lënë shije të keqe, Zidan: Më shqetësojnë, unë kurrë nuk ngatërrohem me gjyqtarët

Reali i Madridit fitoi të dielën që lamë pas ndeshjen kundër Eibarit. Takimi u mbyll në shifrat 1-3 për “galaktikët”, megjithëse në fund pati polemika. Një prekje e topit me dorë nga ana e Ramosit bëri që të vërshonin kritikat ndaj arbitrit për një penallti të mohuar. Madje ishte edhe trajneri i Barcelonës ai që u shpreh hapur se gjyqtari i hoqi një penallti nga duart kundërshtarëve të Realit të Madridit.

Fjalë këto që kanë lënë një shije të keqe te homologu i tij, Zinedin Zidan. Tekniku francez është pyetur në lidhje me këtë çështje në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Granadan mbrëmjen e nesërme, duke u shprehur se deklarata e Koeman e shqetëson, pasi asnjëherë nuk merret me arbitrat.

“Fjalët e Koeman për penalltinë? Më shqetësojnë, sepse kurrë nuk ngatërrohem me gjyqtarët. Ata janë pjesë e lojës, edhe ata kanë të drejtë ose gabojnë, si lojtarët dhe si të gjithë, këtu dhe në jetë. Punë e vështirë, e ndërlikuar. Nesër kemi një lojë shumë të rëndësishme dhe mendojmë vetëm për këtë”, ka thënë Zinedin Zidan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online