“Nuk ramë në grup me Greqinë? Pa problem, Kosova mund Qipron”! Heset Quza: Greqia nuk ka qenë kurrë mirë në futboll, edhe Europianin e 2004 e fitojë…

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të kenë përballë Gjeorgjinë, Ukrainën dhe çekët “e përhershëm”. Menjëherë pas hedhjes së shortit, emisionin “Koha Shtesë” ka zhvilluar një intervistë me Heset Quzën, që ka dhënë disa komente vërtet interesante. (Linkun e plot të emisionit në Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Të binte Greqia në grup me ne? Na ndihmoi shorti, nuk ka problem, Kosova do të ndeshet me Qipron, aty afër jemi. (qesh) Greqia nuk është në momentin e saj, me dorën në zemër, Greqia nuk ka qenë kurrë në momentin e vet. Ka pasur thjesht një trajner të mirë dhe ia ka dalë. Fitoi në një kampionat që unë dua të krahasojë me çmimin Oscar në filma. Ka një vit që nuk ka asnjë film të mirë dhe e merr dikush.

Pastaj në një vit tjetër janë 10 filma të mirë dhe është një film shumë i mirë që nuk fiton. Kështu fitoi edhe Greqia ka qenë një vit ku të tjerët nuk ishin në momentin e tyre. Pashë Karagunis në short, ka qenë një lojtar i mirë, por në mënyrën sesi luhet futbolli sot, nuk do të luante kurrë në nivele të larta pasi nuk ishte i përgatitur aspak në aspektin fizik”, tha Quza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online