Derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i ka ikur emocioni pasi dihet fituesi. Në këtë linjë mendimi është figura e njohur e futbollit shqiptar dhe aktualisht anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Vasil Bici. I ftuar në “Ora Sport” në “RTV Ora”, Bici shprehet se kjo përballje e ka humbur etiketën e derbit dhe është bërë e mërzitshme.
“Më vjen keq që këto vitet e fundit po zbehet se po fiton Partizani vazhdimisht. 5 vjet rresht. Vetëm një ndeshje fitoi Tirana. Nuk flitet më për derbi. E ka humbur etiketën e derbit. Është një ndeshje që Partizani po i fiton rradhazi”, ka thënë Bici. /Sport Ekspres/