“Nuk punoj në CIA”! Pyetet në lidhje me skandalin e madh, trajneri i Real Madrid kthen përgjigje

Skandalet në Real Madrid nuk ndalen dhe tani ka folur trajneri Alvaro Arbeloa, i cili me sa duket nuk arriti të vendoste rregull në dhomën e zhveshjes plot me yje. ë Madrid ka një kaos të vërtetë dhe gjithçka shpertheu nga sulmi i Tchoumanei ndaj Valverdes, i cili përfundoi në spital dhe do të humbasë derbin me Barcelonën.

Pasi dy lojtarët u gjobitën, Alvaro Arbeloa u shfaq në një konferencë për shtyp përpara derbit të Barcelonës dhe “hoqi dorë nga situata”. Përveç konfliktit midis të dyve, trajneri këmbënguli se asnjë lojtar nuk e kishte ofenduar.

“Kam dy gjëra për të thënë. Së pari, jam shumë krenar për vendosmërinë, shpejtësinë dhe transparencën e klubit. Dhe së dyti, fakti që lojtarët e kanë pranuar gabimin e tyre, kanë shprehur keqardhjen dhe kanë kërkuar falje. Për mua, kjo është e mjaftueshme. Ajo që nuk do të bëj është t’i kryqëzoj publikisht, sepse nuk e meritojnë. Ata më kanë treguar se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Real Madridit në katër muajt dhe vitet e fundit. Ata më kanë treguar se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Real Madridit dhe unë nuk do ta harroj këtë. Unë gjithmonë jap një shembull”, tha Arbeloa dhe shtoi:

Nga vijnë rrjedhjet e informacionit? Jo, unë nuk punoj për CIA-n apo diçka të tillë. Nuk i akuzoj lojtarët e mi, apo askënd tjetër; nuk mundem. Ka shumë njerëz në Real Madrid dhe nuk kam ndërmend të akuzoj askënd. Ajo që u ndodh lojtarëve të mi do të mbetet mes meje dhe tyre.” /Sport Ekspres/