“Nuk pres më shumë”! Ibrahimoviç flet për të ardhmen: Jo keq! Milani në vendin e 2 ose të 3 që kur erdha unë

Nga Klaudio Ndreca

Zlatan Ibrahimoviç tregon edhe njëherë se mosha për të mbetet vetëm një numër, teksa me dopietën e realizuar ndaj Sasuolës, kuqezinjtë arritën që të fitonin në shifrat 1-2. Falë këtyre fitoreve të mara radhazi dhe falë kontributit të sulmuesit suedez, trajneri Pioli arrin që të mbajë vendin e trajnerit. Askush nuk e priste një vendim të tillë pasi nga ana tjetër Ragnick ishte thuajse i zyrtarizuar. Në një intervistë për “Sky”, Ibrahimoviç ka treguar gjithë mbështetjen për Piolin, por duke prekur edhe pak rreth të ardhmes së tij.

“Kemi fituar një ndeshje të vështirë kundër një ekipi që luan mirë. Kishim mbërritur për të fituar dhe për të luajtur, por nuk mbyllet me kaq. Duhet që arrijmë objektivat tona. Kanë mbetur ende edhe tre ndeshje, kanë mbetur dhjetë ditë dhe askush nuk më ka thënë asgjë sa i përket të ardhmes time. Nuk është se pres diçka tjetër, janë gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë dhe të çuditshme. Gjithsesi jemi të gjithë me Piolin, me shumë besim te trajneri, pasi është situatë e vështirë. Po bëjmë gjëra të bukura së bashku. Që kur kam ardhur unë ekipi është në vendin e 2 ose të tretë, jo keq”, u shpreh Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *