“E them me bindje, nuk kanë vendosur dorë te trofetë”, Sokol Jareci vlerëson arbitrat e Superiores

Edhe dy javë kanë mbetur nga përfundimi i Kategorisë Superiore, megjithëse verdiktet tashmë janë dhënë. Flamurtati dhe Luftëtari prej javësh e kishin prerë biletën për në Kategorinë e Parë, ndërsa fundjava na njohu edhe me fituesen e titullit kampion, që mbetet sërish në kryeqytet, por këtë herë i takon Tiranës.

Sokol Jareci ka folur për rolin e arbitrave përgjatë këtij sezoni. Sipas Shefit të Sektorit të Gjykimit pranë FSHF-së, gjyqtarët nuk duhet të vendosin dorën e tyre te trofetë dhe ia kanë dalë të mos jenë protagonist me vendimet e tyre. Jareci duket i kënaqur me arbitrimin, ndërsa më tej tregon edhe për paragjykimet ndaj arbitrave si dhe për interesimin e shtuar të femrave për t’u marrë me këtë profesion.

“E rëndësishme është që arbitrat dhe asistentët të mos vendosin dorën tek trofetë, kjo gjë duhet të jetë ekskluzivitet i lojtarëve dhe skuadrave që luajnë në fushën e lojës. Duke u nisur nga javët e fundit performanca e arbitrave ka qenë e mirë dhe me gabime të vogla se nuk pretendojmë mos kemi gabime. Dhe në total në të gjithë sezonin kam bindjen dhe them që arbitrat nuk kanë qenë protagonist në vendosjen e fituesve.

Është një presion i jashtëzakonshëm duke filluar tek fëmijët. Presioni i prindërve i trajnerëve, të gjithë kërkojnë menjëherë të marrin rezultat. Dhe arbitrat, apo kryesisht vajzat arbitre duke qenë në një moshë shumë të re që përballen me këtë presion, në një pjesë jo të vogël të tyre tërhiqen dhe e lënë në mes.

Sa herë që flitet për një sistem drejtësie, këtu tek ne të paktën paragjykohet. Paragjykohet gjyqtari në gjykatë, në të gjithë nivelet për të zbritur deri tek arbitri i futbollit Paragjykohet edhe aty ku është prezent sistemi VAR. Megjithatë janë pjesë e jetës dhe pjesë e debateve”, ka deklaruar Sokol Jareci për “Top Channel“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online