“Nuk po vrapojnë më çdo minutë për Kombëtaren”, Amir Abrashi u jep shuplakë të gjithëve: Këta lojtarë duhet ta dinë çfarë lufta për Shqipërinë

Shqipëria ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Islandës. Kuqezinjtë e kanë pësuar sërish në minutat e fundit, pavarësisht rasteve të pafundme që janë shpërdoruar. Ndërkohë në fundin e takimit, lojtarët kanë shkuar që të duartrokasin tifozët, por këta të fundit nuk i kanë pranuar dhe janë kthyer me vërshëllima. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Amir Abrashi: “Duhet të luftohet në çdo minutë për Kombëtaren. Nuk e bëm, se ndryshe nuk do të pësonim. Të gjithë këta lojtarë duhet të dinë se çfarë është lufta për Shqipërinë. E lëmë gjithmonë për minutën e fundit. Kemi kualitet si kurrë më parë te Shqipëria. Duhet të dimë sesi të luftojmë për njëri-tjetrin”.

Ermir Lenjani: “Po bëjmë shumë gabime dhe na vjen shumë keq. Duhet të mësohemi që të mos na ndodhi prapë kjo gjë. Në kohën e De Biazit nuk kishte këta lojtarë kaq të mirë, tani kemi më shumë kualitete. Përse hyri Hysaj në vendin e tim? E kërkova unë vetë ndërrimin se kisha pak probleme”.

Sokol Cikalleshi: “Është një moment jo, ky goli ishte i fundit ishte shkatërrimtar. Kjo situatë duhet të ndryshojë. Nëse duhet të ndryshojë Cikalleshi, unë jam gati të marrë përgjegjësitë e mia. Kam përgjegjësi si kapiten i ekipit që isha sot. Sëmundja e vjetër vazhdon me pësimin e golave në fund. Do të ishte një fitore morale sot. Duhet të marrim përgjegjësinë, nuk mund të vazhdohet kështu”.

Myrto Uzuni: “Nuk e kuptoj se çfarë është ky fat që po na ndjek në minutat e fundit. Duhej ta mbyllnim me një gol të dytë. Ky fat i keq po na ndjek, duhej të fitonim për Kombëtaren. Nuk ndihemi mirë nga vërshëllimat, tifozët kanë të drejtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online