“Nëse jam unë e keqja e Shqipërisë mbaj përgjegjësi”! Reja: Nëse lojtarët nuk shtyjnë dot topin në rrjetë, nuk futem dot unë të bëj gol

Shqipëria ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Islandës. Kuqezinjtë e kanë pësuar sërish në minutat e fundit, pavarësisht rasteve të pafundme që janë shpërdoruar. Ndërkohë në fundin e takimit, lojtarët kanë shkuar që të duartrokasin tifozët, por këta të fundit nuk i kanë pranuar dhe janë kthyer me vërshëllima. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Reja: “Fizikisht Islanda ishte më mirë se ne. Duhet ta menaxhonim më mirë ndeshjen, kemi bërë 22 gjuajtje në portë. Kemi krijuar shumë raste, por nuk kemi finalizuar. Kemi pasur shumë mungesa, pastaj kishim edhe probleme me dëmtimet e Gjasulës apo Ismajlit. Ato që luajtën dhanë maksimumin. Duhej pak më shumë përqendrim në fund. Është krimin.ale që shkoi kështu. Kemi pasur një masak.ër me dëmtimet. Ne jemi rritur më herët, por kohët e fundit nuk kemi qenë vetvetja. As unë nuk e pëlqej këtë paraqitje. Vërshëllima e tifozëve? Më vjen keq. E ardhmja ime nuk i dihet, nuk e di unë. Do të ulemi dhe të flasim për të ardhmen. Kam bërë punë të mirë te Shqipëria, e ngjitëm nga Liga C te ajo B, kemi marrë lojtarë të rinj, por mund të jepnim më shumë në Ligën e Kombeve. Nuk dua të ankohem, por kemi pasur dhe shumë mungesa. Unë marrë përgjegjësitë e mia, sikur të isha unë i keqi i Shqipërisë. Kam ndërgjegjen në vend, mjafton që presidenti të ma thotë. Djema duhet ta kuptoni që kjo është situata te ne. Ne me 22 goditje, vetëm 4 dërguam në portë. Islanda me 7 goditje, goditi 5 herë në portë. Nuk duhet gjithmonë trajneri për të mbyllur ndeshjen, për të shtyrë topin në portë. Nuk mund të futem unë të shtyj topin në rrjetë”.

Amir Abrashi: “Duhet të luftohet në çdo minutë për Kombëtaren. Nuk e bëm, se ndryshe nuk do të pësonim. Të gjithë këta lojtarë duhet të dinë se çfarë është lufta për Shqipërinë. E lëmë gjithmonë për minutën e fundit. Kemi kualitet si kurrë më parë te Shqipëria. Duhet të dimë sesi të luftojmë për njëri-tjetrin”.

Ermir Lenjani: “Po bëjmë shumë gabime dhe na vjen shumë keq. Duhet të mësohemi që të mos na ndodhi prapë kjo gjë. Në kohën e De Biazit nuk kishte këta lojtarë kaq të mirë, tani kemi më shumë kualitete. Përse hyri Hysaj në vendin e tim? E kërkova unë vetë ndërrimin se kisha pak probleme”.

Sokol Cikalleshi: “Është një moment jo, ky goli ishte i fundit ishte shkatërrimtar. Kjo situatë duhet të ndryshojë. Nëse duhet të ndryshojë Cikalleshi, unë jam gati të marrë përgjegjësitë e mia. Kam përgjegjësi si kapiten i ekipit që isha sot. Sëmundja e vjetër vazhdon me pësimin e golave në fund. Do të ishte një fitore morale sot. Duhet të marrim përgjegjësinë, nuk mund të vazhdohet kështu”.

Myrto Uzuni: “Nuk e kuptoj se çfarë është ky fat që po na ndjek në minutat e fundit. Duhej ta mbyllnim me një gol të dytë. Ky fat i keq po na ndjek, duhej të fitonim për Kombëtaren. Nuk ndihemi mirë nga vërshëllimat, tifozët kanë të drejtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online