“Nuk po shfaqen zyrtarët e Bylisit dhe Tiranës”, Komisioni i Etikës po vazhdon mbledhjen për zbardhjen e çështjes

0

Bylis-Tirana ishte ndeshja që bëri jehonë në futbollin shqiptar duke rikthyer aludimet për trukimin e ndeshjeve, nisur nga koeficentët e çuditshëm që i përkisnin kësaj përballje. Komisioni i Etikës është duke vazhduar mbledhjen në zyrat e FSHF-së për të zbardhur këtë çështje.

“Procesi Sportiv” raporton se në takimin e nisur në orën 13:00 dhe deri në orën 14:00, nuk është shfaqur ende asnjë prej zyrtarëve të Bylisit apo Tiranës për t’u marrë në pyetje. I vetmi i pranishëm ishte arbitri Juxhin Xhaja, ndërsa palët e tjera të kërkuara mungojnë në këtë mbledhje. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.