“Nuk po merrnim Kupa nga gabimet e presidentit Xhani”, rrëfimi i Ledio Panos: Refuzova ofertëm me Skënder Gegën

Partizani u rikthye te titulli kampion vitin e shkuar pas një mungese tejet të gjatë. Megjithatë ecuria e këtij sezoni është larg atij vjetshmit. Periudha e madhe kohore pa një trofe në duart e lojtarëve të “të kuqve“ sipas Ledio Panos, djalit të të madhit Panajot Pano, ka qenë prej gabimeve të ish-presidentit Albert Xhani.

Në një prononcim për “Fan Zone“, ish-lojtari i Partizanit, që tashmë ka marrë post drejtues te moshat, ka treguar edhe ofertën e refuzuar prej tij për të qenë pjesë e suksesit me Gegën. Pano zbulon se nuk e pranoi mundësinë për të bashkëpunuar në stafin e Skënder Gegës dhe kjo për shkak të emocioneve të mëdha e frikës se mos gjërat nuk do të shkonin siç duhej.

“Kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për ne që rrimë rrugëve. E kur them rrugëve e kam fjalën nëpër fusha futbolli. Tani besoj se gjithçka do t’i kthehet normalitetit dhe do të jemi si më parë. Unë drejtoj moshat dhe do të vijë momenti për të pasur në kryesim edhe një ekip të parë. Te Partizani e refuzova një ofertë për të qenë vjet së bashku me Skënder Gegën. Nuk e di, e kisha me shumë emocion atë punë dhe kisha hallin se mos dilte për keq.

Sa i përket gjendjes së Partizanit, është pak e vështirë sepse të gjithë ne duam që ta shohim sa më lartë të jetë e mundur. Para pak ditësh kujtuam edhe atë fitim të titullit me Gegën. Ndërkohë në kohën e Albert Xhanit, Partizani nuk ka fituar Kupa për shkakun e gabimeve të tij. Gabimet e Xhanit ka qenë në faktorin e jashtëm, aspektin e mentalitetit të dobët, atë menaxherial. Emri i babait më ka vendosur një peshë dhe përgjegjësi të madhe. Gjithmonë njerëzit prisnin që të shihnin një Pano të dyë, por që i pari ishte i paaritshëm. Gjithsesi nëse mbahem mend për një pasim, një gjuajtje dënimi, një pasë të bukur, atëherë edhe unë e kam dhënë diçka për futbollin shqiptar“, ka thënë Ledio Pano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online