Nuk po gjen hapësira te klubi grek, Zekiçi merr shërbimet e lojtarit shqiptar pas 1 muaji negociatash

Enis Çokaj do të jetë lojtari më i ri i Osijekut. Mesfushori shqiptar nuk po gjen hapësira në radhët e klubit të Panathinajkosit. Osijeku ka përfituar nga kjo situatë për të përfituar shërbimet e 24-vjeçarit. Klubi kroat nisi negociatat që prej një muaji më parë dhe tashmë kanë arritur marrëveshjen. Çokaj ka kryer sot vizitat mjekësore dhe nesër pritet të bëhet zyrtarizimi përpara mediave.

Formula për transferimin e tij është ajo e huazimit deri në verë, me mundësi blerjeje me kushte tashmë të paracaktuara. Zoran Zekiçi merr kështu një përforcim mjaft cilësor, që për më tepër ka një përvojë të madhe në futbollin kroat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *