Rei Manaj pritej që ta niste si titullar ndeshjen e Spezias kundër Salernitanës. Sulmuesi shqiptar vinte me fanellën e titullarit nga Shqipëria, teksa luajti në ndeshjen më vendimtare ndaj Polonisë, megjithëse zhgënjeu me formën e tij.
E teksa në mediat italiane raportohej se Manaj do të luante nga minuta e parë me Spezian, nuk rezulton kështu. Në formacionin zyrtar për ndeshjen që do të nis në orën 15:00 shihet se sulmuesi shqiptar gjendet sërish në stol duke mos e bindur trajnerit Mota. /Sport Ekspres/