Nuk po arrin të shënojë në Rumani, Batha tregon arsyen e vetme: Këtu është më lart se futbolli në Shqipëri

Mesfushori shqiptar Idi Batha i cili aktivizohet me ekipin e UTA Arad ku ka luajtur nëntë ndeshje, foli për aventurën 2-vjeçare në Rumani në një intervistë për “Sport Magazine” në “Ora News”. Gjithashtu Batha shprehet se është i gatshëm gjithmonë për ekipin kombëtar.

Sezoni i dytë në Rumani? Kam hasur vështirësi pasi kemi ndërruar trajner por kemi punuar shumë për të ecur përpara.

Mungesa e golit? Ka ndryshuar mënyra e lojës, jam pak më i tërhequr nga mesfusha prandaj ka humbur munguar dhe goli.

Diferenca mes dy kampionateve? Futbolli rumun është më lart se futbolli shqiptar, kjo ndoshta sepse po largohen çdo vit edhe më shumë lojtar nga kampionati ynë, por shpresoj të ndryshoj situata.

Pjesë e ekipit kombëtar? Mosha po ikën po unë nuk dorëzohem. Jam gjithmonë i gatshëm për të sakrifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *