Amir Abrashi përfundoi kontratën me Bazelin dhe tashmë do të rikthehet tek Freiburg. Mesfushori shqiptar ishte në huazim tek skuadra zvicerane, por kjo e fundit nuk e shfrytëzoi klauzolën në kontratë, ku thuhej se mund ta blinte në varësi të performancave. Abrashi do të duhet të kthehet në Gjermani, por skuadra e Freiburg nuk ka plane ta vendosë në pozicionin e titullarit.
Kjo do t’i hapte mundësi transferimit të Abrashit tek Bazeli me parametra 0. Në rast se Freiburg e lejon transferimin e tij pa pengesë, atëherë Abrashi do të jetë pjesë e zviceranëve. Kontaktet janë duke vazhduar mes të dy palëve dhe pritet të përfundojnë pas ndeshjeve të Kombëtareve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/