Nuk ndodhte që nga viti 2018, Juventusi çudit dhe shënon 5 gola

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Juventusi i ka çuditur të gjithë sportdashësit mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë kanë mposhtur Kremonezen me shifrat e thella 5-0. Një rezultat i papritur, duke marrë në konsideratë faktin se “zonja e vjetër” ka hasur vështirësi të mëdha në shënimin e golave. Nikola u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 27, duke i hapur udhën kështu goleadës së Juventusit.

Bremer (12′),  David(15′), Jëlldiz (35′), Terraçiano (autogol 48′) dhe Mekeni (64′) kanë qenë autorët e golave. Kjo ishte hera e parë që prej shkurtit të vitit 2018 që Juventusi shënon të paktën 5 golaë në një ndeshje të Serisë A. /Sport Ekspres/