Nuk ndodhte që nga viti 2013, Reja e bën Elseid Hysajn të provojë për herë të parë stolin

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme kundër Islandës në “Air Albania“. Edi Reja ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjene fundit të grupit në Ligën e Kombeve, ku mungon emri i Elseid Hysajt. Mbrojtësi shkodran është vënë në shënjestër të kritikave për shkak të gafave që ka bërë në ndeshjet e fundit dhe duket se sot ka marrë “ndëshkimin“ nga tekniku italian.

Reja bën Hysajn të provojë për herë të parë stolin në një ndeshje zyrtare që prej vitit 2013. Lojtari i Lacios ka qenë një titullar fiks për kuqezinjtë, ndërsa përjashtim bën vetëm ndeshja me Andorrën në vitin 2020. Megjithatë, takimi ishte pa asnjë objektiv për Kombëtaren dhe Reja provoi lojtarë të rinj. Ndërsa në këtë rast duket se stoli ka ardhur për pasojë të performancave të fundit të bëra nga Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online