Mohamed Bin Salman nuk ndalet vetëm me Njukastëllin. Sheiku arab bleu klubin anglez për plot 350 miliardë euro, por nuk ka vonuar shumë të shtrijë shikimin e tij drejt Serisë A. Interi është vënë në shënjestrën e Bin Salman, që sipas “Calciomercato.com” është pranë blerjes së zikaltërve për shifrën marramendëse të 1 bilionë eurove.
Zhang gjendet në vështirësi ekonomike, teksa as shitja e lojtarëve si Lukaku dhe Hakimi nuk mjaftoi për të shlyer borxhet. Për këtë arsye drejtuesit kinezë janë të gatshëm të heqin dorë nga kampionët e Italisë dhe sigurisht që miliardat e Fondit Arab të Investimit e bëjnë më të lehtë ti thonë “po” kësaj ideje. Mediat përtej Adriatikut zbulojnëse palët mund të jenë takuar në mesin e shtatorit, pas ndeshjes kundër Realit të Madridit të vlefshme për Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/