“Me siguri do e mbaj mend”/ Tifozët hodhën shishe drejt tij, autori i golit e pranon: Ishte edhe faji im

Karol Sviderski ishte heroi i Polonisë dje në mbrëmje, teksa vulosi fatin e takimit në minutën 77. Por një gol kaq i rëndësishëm nuk u përjetua me festën e duhur prej tij. Futbollisti polak i rrëmbyer nga emocionet zgjedh anën e gabuar të stadiumit për të festuar, pasi tifozët shqiptarë menjëherë reagojnë duke hedhur shishe në drejtim të tij.

Megjithatë, Sviderski merr përgjegjësinë e tij për veprimet e tifozëve. Në intervistën e dhënë për “Polsat Sport” autori i golit shprehet se vrapo në mënyrë të panevojshme drejt tifozëve shqiptarë për të festuar, por kjo ndodhi vetëm për shkak të emocioneve dhe jo me qëllim.

“Ishte një ndjenjë fantastike të shënosh një gol në një ndeshje të tillë, në një stadium të huaj. Me siguri do ta mbaj mend. Nga ana tjetër, fakti që tifozët reaguan kështu ishte pjesërisht faji im. Unë vrapova pa nevojë drejt tyre për të festuar, por isha nën ndikimin e emocioneve. Është e vështirë, ndodhi”, ka thënë Karol Sviderski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online