“Nuk na vlerësojnë”, Taipi tregon mërzinë e tij: Nuk më pëlqejnë intervistat e Dajës dhe mediat

Kukësi ka marrë një barazim mbrëmjen e sotme kundër Partizanit. Ndeshja e luajtur në “Air Albania” ka përfunduar me shifrat 1-1, me golat e shënuar nga Cara dhe Feijao. Lojtari i verilindorëve, Gjelbërim Taipi, ka folur pas ndeshjes për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka shprehur pakënaqësinë e tij me mediat dhe trajnerin e Partizanit. Kjo për faktin se në fund të 90 minutave është përfolur më shumë mbi lojën jo të mirë të të kuqve dhe nuk jepen vlerësime për Kukësin.

“Nuk na shkojnë për shtat as neve edhe as Partizanit ky rezultat, sepse kemi humbur nga dy pikë shumë të rëndësishme, por në fund të fundit ky është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë. Mua nuk më pëlqejnë pas ndeshjes intervistat e trajnerit të Partizanit apo mediat, sepse më shumë fokusohen te pse Partizani luajti kaq dobët, por jo si luajti apo ndërtoi aksioni Kukësi.

Nga ana mediatike nuk na vlerësojnë. Pas ndeshjes shumë intervista thonin se Kukës luajti. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Në pjesën e parë në po kërkonim golin, ndërsa pjesën e dytë ndryshoi loja dhe nuk po dilnin ne dot në lojë”, ka deklaruar Gjelbërim Taipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online