“Nuk na mundi dot as Tirana e as Partizani”, trajneri i Skënderbeut krenohet me lojtarët: Të shkojmë në finale…

Tirana është ndalur vetëm në barazimin pa gola kundër Skënderbeut. Një rezultat ky që nuk ishte i dëshiruar nga asnjë prej ekipeve, të cilat i prishin punën njëra-tjetrës. Nga njëri krah është Tirana që humbet disi rrugën e titullit, ndërsa në tjetrin janë korçarët që nuk mund t’i afrohen edhe më shumë Bylisit.

Në pjesën e parë korçarët arritën që të realizonin, por goli i Berishës do të anulohej për pozicionin jashtë loje. Në të dytën kishte një rritje të ritmit nga ana e bardhebluve, por pa arritur që të shënonin. Gjithashtu mes dhimbjeve të ndiera ka dalë nga fusha e lojës edhe Taulant Seferi, duke ngritur shqetësim të madh nga kampi bardheblu. Nga krahu tjetër Kukësi ka shfryrë ndaj Kastriotit duke u kthye me fitoren 0-3 falë dopietës së Eze dhe golit të Lulaj. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Memelli (Skënderbeu): “Kundërshtarët tanë po bëjnë kampionatin e tyre, ne po bëjmë të tonin. Ajo që më bën optimist është sakrifica dhe vuajtja. Ne nuk na mundi dot Tirana, nuk na mundi dot Partizani dhe as Kukësi. Jemi bërë më të konsoliduar si grup dhe do ta respektojmë kampionatin deri në fund. Jemi konsumuar më shumë fizikisht se kundërshtari dhe për këtë arsye kanë ardhur ndërrimet tona. Ekipet morën atë që dhanë në fushën e lojës. Kupën do ta luajmë për të kaluar në finale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *