“Nuk na falet kjo humbje”! Trajneri i Laçit flet pas ndeshjes: Kukësi nuk na vendosi në vështirësi, me goditje dënimi e gjetën golin

Kukësi i Hallaçit po arrin të reagojë në situatën e vështirë. Verilindorët kanë arritur që të fitojnë ndaj Laçit të Mezanit në shifrat 1-0. Një ndeshje e vendosur nga goli i Gjelbrim Taipit në minutën e 33, që mjaftoi për t’i dhënë tre pikët.

Një sukses ky i Hallaçit që mori ekipin në situatën delikate dhe ia doli përballë kurbinasve. Që pas ardhjes së Mezanit, te Laçi nuk e kishin provuar shijen e humbjes, por as të barazimit. Të mësuar me fitore, këtë herë janë ulur me këmbë në tokë. Ndërkohë pas kësaj fitore, Kukësi i largohet vendit të fundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Mezani: “Nuk na falet se ishim në moment të mirë. Por në pjesën e parë nuk ishim në ritëm, në të dytën ndryshuam. Me pak fat në pjesën e dytë mund të shënonim dhe të kishim rezultat tjetër. Nuk jemi futur në fushë për të qëndruar në mbrojtje, por për të bërë lojën tonë dhe për të fituar. Por edhe Kukësi nuk na vendosi shumë në vështirësi, një goditje dënimi ishte ajo që solli golin. Do të donim ta mbyllnim mirë këtë vit, por duhet të përmirësohemi dhe të rregullojmë gabimet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *