Partizani nuk e bëri një tjetër gabim në Europë. Të kuqtë fituan ndaj Atletic Escaldes me shifrat 4-1, pasi të parën e kishin fituar 0-1.
Tedi Cara realizoi dopietë, ndërsa Rrapaj trefishoi në të 58. Escaldes do të ngushtonte diferencat me penallti në shtesë, teksa vetëm pak sekonda më vonë, pas gabimit të portierit në grushtim, Eros Grezda mbylli spektaklin me golin e 4.
Kështu Partizani shkon në turin e tretë të Conference League, atje ku do të përballet me letonezët e Valmeria. Menjëheeë pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Zekic, foli në MCN TV:
“Duhej të shënonim më shumë gola. Kemi bërë disa gabime në fakt. Nuk e prisja që Escaldes të luante me top të gjatë. Kemi bërë disa gabime dhe duhet të punojmë për t’i korigjuar. Nuk mund të luajmë kështu. Fola me disa miqtë e mi për Valmerian, është ekip shumë serioz. Mendoj se kemi shumë shanse për tu kualifikuar nëse luajmë si ndaj Bate Borisov”, tha Zekic. /Sport Ekspres/