Çfarë mund të kishte më keq për Kukësin se humbja e fundit ndaj Kastriotit, pasi nuk mundi të shkurtonte diferencat me Vllazninë? Kalendari! Verilindorët do të përjetojnë një ferr të vërtetë duke nisur maloren e cila vetëm sa e bënë misionin e titullit kampion që të duket i pamundur.
Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë në transfertën kundër Tiranës, atje ku Mirel Josa do të ketë përballë Orges Shehin, dy trajnerët që janë konfirmuar së fundmi në ekipet respektive. Nga njëri ekip kryeqyteti si rival në tjetrin, pasi bardheblutë do të masin forcat me Partizanin.
Kukësi nuk do të ketë frymëmarrje pasi kalendari në ndeshjet pasardhëse i ofron Teutën dhe Laçin, dy skuadra këto që e nisën kampionatin po me të njëjtin objektiv, për t’u shpallur kampion në Superiore. Më pas do të vizitohet Shkodra pasi verilindorët gjejnë përballë tyre Vllazninë kryesuese. E çfarë mund të kishte më tepër që kalendari të quhej “ferri i vërtetë”? /Sport Ekspres/
Ndeshjet e ardhshme
Tirana-Kukësi
Kukësi-Partizani
Teuta-Kukësi
Kukësi-Laçi
Vllaznia-Kukësi