“Nuk mund ta harrojmë Armando Brojën”! Trajneri i Chelsea flet për sulmuesin e Shqipërisë: Po e mbajmë një sy…

Trajneri i Chelsea, Pochetino, ka folur për Armando Brojën. Në prag të javës së dytë në Premier League, Pochetino është ndalur te sulmuesi i Shqipërisë. “Ne po vlerësojmë të gjitha mundësitë në treg. Mendoj se të gjitha ekipet janë në të njëjtën situatë si ne.

Në të njëjtën kohë po mbajmë një sy, Armando Broja, nuk mund ta harrojmë. Ne besojmë shumë tek ai, mund të jetë një sulmues shumë i rëndësishëm për Chelsea-n. Duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Pochettino. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *