Nuk mjaftohet me tripletën, Greca dhe menaxheri ironizojnë Gentian Mezanin: Më ngeli merak, t’ja bëje një të katërt

Bedri Greca ka përmbushur ditën e sotme hakmarrjen personale kundër ish-trajnerit të tij, Gentian Mezanit. Sulmuesi ka shënuar një triplet në ndeshjen që Feronikeli fitoi me shifrat 4-0 ndaj Gjilanit, fanellën e të cilëve e ka mbajtur veshur në gjysmën e parë të sezonit që lamë pas. Trajneri vlonjat nuk e shihte si pjesë të projektit të tij dhe për këtë arsye erdhi largimi drejt Laçit, pas të cilit vetë Grea nuk nguroi të sulmonte Mezanin, duke e quajtur të paaftë.

Por hakmarrja për këtë mosbesim në aftësitë e tij nuk është ndalur vetëm me “hat trick”-un e realizuar sot në fushë, pasi ish-lojtari i Tiranës së bashku me menaxherin e tij nuk e kanë menduar dy herë të ironizojnë në rrjetet sociale.

“Më ngeli merak t’ja kishe bërë edhe nje gol të katërt Meznit”, shkruan Franci Bode në “Instagram”, ku ka shpërndarë edhe një foto me rezultatin e takimit të Feronikelit dhe Gjilanit. Një postim ky që ka marrë edhe reagimin e Grecës, i cili shkruan: “Kemi edhe 3 ndeshje të tjera, në qoftë se do të jetë akoma aty”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online