Dështoi te Bajerni dhe i “ngeci” Barcelonës, Coutinho: Më mungoi Kamp Nou, rikthehem fuqishëm

Philippe Coutinho u rikthye me Barcelonën ditën e djeshme në trofeun Joan Gamper përballë Elche. Braziliani u shpall lojtari më i mirë i ditës së djeshme, duke rritur dhe kështu shpresat e tifozëve për të parë një Coutinho që luante tek Liverpuli. Të njëjtën gjë e kërkon edhe 28 vjeçari, i cili nuk arriti të bindte dot drejtuesit e Bajernit të Mynihut për të kërkuar blerjen e tij. Në një intervistë pas ndeshje, Coutinho u shpreh se i mungoi shumë shtëpia e tij, Barcelona dhe mezi pret të fitojë zemrat e tifozëve.

“Jam shumë i lumtur. Më mungonte shumë të luaja në këtë stadium. Ndeshja e parë në Camp Nou dhe sezoni ynë do të fillojë zyrtarisht javën tjetër. Ne po punojmë shumë fortë dhe jemi te fokusuar për të bërë sa më mirë. Mezi po e prisja të luaja në këtë stadium, dua të fitoj zemrat e tifozëve. Jam shumë i motivuar për sezonin e ri!”- u shpreh Coutinho./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online