“Nuk më zinte gjumi”! Uzuni zbulon prapaskenat e transferimit: Refuzova shumë para nga Katari, Tomori më rriti

Myrto Uzuni bëri kalimin e radhës në karrierë teksa u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit te Ferencavorshi. Sulmuesi dha gjithçka për ekipin kroat deri në kualifikim e saj në “Champions League”, që ishte një histori suksesi. Ndërkohë i ftuar në “Ora Sport”, lojtari shqiptar ka treguar edhe prapaskenat e transferimit në Hungari. Gjumi nuk e zinte natën për këtë lëvizje, ndërsa më herët ka djegur edhe mundësinë e kalimit në Katar, megjithëse i ofruan më tepër para. Kur flitet për hapat e parë, nuk mund të harrohen gjurmët te Tomori.

“Kalimi tek Ferensvarosi, isha shumë i gëzuar. Isha në bisedime me skuadrën. As gjumi nuk më zinte natën për kalimin në Hungari. Unë ndihem me shumë vetëbesim. Besoj se do arrij akoma më shumë, gjithashtu edhe për të shënuar. Kam shënuar 12 gola dhe 7 asiste në Kroaci. Qëllimet e mia janë të qarta. Dua të arrij majat e futbollit dhe dua të punoj shumë për këtë. Unë kam parë se është ekip kampion dhe shoh mundësinë për të shënuar shumë gola. Unë kam pasur oferta edhe në Katar ku më ofruan akoma më shumë lekë por vendosa të shkojë tek Ferencvarosi. Kampionati korat është një trampolinë shumë e mirë për lojtarët, por unë e kam biseduar shumë me menaxherin tim për këtë transferim.

Normalisht që Ferencvarosi pretendon grupet e Champions League. Përsa i përket Tomorrit aty u rrita si futbollistë. Tek Apollonia kalova 2 vite ku u rrita shumë profesionalisht. Ndërsa qershia mbi tortë ishte skuadra e Laçit e cila më dha mundësi që të luaja në Superligë në formacion dhe të bëja hapin e madh. Unë jam njeri me këmbë në tokë dhe e kthej kokën prapa andej nga kam ardhur. Skuadra e Laçit ka dhënë gjithçka dhe e meritojn të shkojnë në Europa League”, u shpreh Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online