Ivan Gvozdenovic është ish-futbollisti i njohur që ka CV të pasur dhe ka qenë në Superiore duke luajtur për Tiranën, Skënderbeun dhe Kukësin. Aktualisht i ndodhur në Beograd, Gvozdenovic është duke pritur një ofertë të mirë për të vazhduar karrierën si trajner. Në një lidhje live për emisionin “Sport Magazine” nga Serbia është folur edhe sa i përket kampionatit europian.
“Nuk më pëlqen kampionati europian i këtij viti që të zhvillohet në shumë shtete. E dua që të zhvillohet vetëm në një shtet. Jam “shkollë e vjetër”. Ekipet ballkanase? Shqipëria dhe Serbia po e shohin nga shtëpia. Kroacia ishte mirë dje dhe shkoi në raundin tjetër. Është shumë e vështirë për të përcaktuar se kush do të fitojë Europianin, por unë them se Franca dhe Gjermania. Unë jam trajneri i lirë për momentin. Ndenja për 6 vite në Shqipëri, 4 vite si lojtar dhe 2 vite si ndihmës trajner. Të vij në Shqipëri? Pse jo, jam i hapur dhe kam shumë shokë aty”, tha Gvozdenovic. /Sport Ekspres/