Tirana ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 ndaj Skënderbeut. Korçarët nuk e njihnin shijen e humbjes dhe barazimit deri tani, por bardheblutë ia kanë shkaktuar të parën. Ndeshja nisi me një gol të Nikajt që në minutën e 2.
Megjithatë Tirana barazoi në fundin e pjesës së parë ku pas krosimit të Përgjonit, Kaina barazoi gjithçka. Në pjesën e dytë kishte raste të pastra nga të dy ekipet, por bardheblutë arritën që të kalonin në avantazh dhe të përmbysnin gjithçka me Qefalijan, që nuk mund të gabonte i gjendur para portës kundërshtare. E teksa pritej mbyllja e takimit, Hasani i dha edhe goditjen e fundit në aksionin e fundit Skënderbeut në minutën e 98. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për MCN TV:
Orges Shehi: “Duam të përmirësojmë pjesën e agresivitetit, të jemi gjithmonë agresiv, edhe në lojën pa top. Me rëndësi është që e përmbysëm rezultatin. E prisja të kishim vështirësi kundër Skënderbeut. Kaina ishte futur në fushë për qëllimin e uljes së topit dhe njëkohësisht për të rrezikuar zonën. Ne duhej ta kishim kuptuar më mirë se kur duhej të gjenim Kainën për të bërë spontin dhe kur duhej të krosonim si në rastin e Përgjonit. Nuk është problemi vetëm te mbrojtja, sot e pësuam golin shumë shpejt, ekipi ishte i hapur. Nuk më pëlqen fare që të pësojmë, por duhet të rrisim përqendrimin”.