“Nuk më erdhi mirë kur pashë më shumë tifozë të Erzenit në Kukës”! Hallaçi ngre alarmin: Të gjejmë forcën që të shpëtojmë Kukësin

Kukësi po vazhdon në një situatë aspak të mirë dhe mban vendin e fundit në tabelë. Këtë herë si objektiv do të jetë shpëtimi në Superiore dhe jo arritja në Europë. Në ditën e sotme verilindorët kanë humbur me shifrat 0-2 ndaj Erzenit.

Gjithçka nisi me një humbje penalltie të Bashës në minutën e 36. Shtylla do ta ndalte këtë lojtar dhe Erzeni mori zemër nga ky rast. Në minutën e 45 do të vinte goli i parë me Alan që u gjend para portierit kundërshtar.

Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën ishte sërish Erzeni që shënoi. Nonato gjeti golin me topin që kaloi vijën, por arbitri nuk e pa të tillë dhe vazhdoi lojën. Më pas ishte VAR që shqyrtoi rastin duke i dhënë golin me të drejtë Erzenit. Më poshtë gjeni intervista e trajnerëve për “Oversport”:

Hallaci: “Në vështirësi kemi qenë dhe jemi akoma. Nuk dua të justifikoj asgjë, Erzeni e meritoi fitoren. Ne kishim rastet tona para golit të tyre, nëse do të shënoheshin, do të ishte ndryshe. Mendoj se ndeshja ishte e barabartë dhe Erzeni u tregua më dinake në momentet vendimtare. Duhet ta pranojmë me pastërti këtë situatë ku jemi dhe të gjemi forcën për të shpëtuar Kukësin. Duhet të gjejmë forcën për të shpëtuar Kukësin. Nëse dikush flet gjëra të tjera është gabim. Nuk më erdhi mirë kur pashë më shumë tifozë të Erzenit se të Kukësit në stadium”.

Kapllani: “Jam shumë i gëzuar pasi më në fund erdhi momenti që të fitojmë. Kishim kohë që po e përgatisnim ndeshjen me Kukësin. Erdhëm me vetëm një mendim në kokë, për të fituar. Ndihem shumë me fat që stërvis këta futbollistë pasi ato përshtaten shumë shpejt me idetë e mia. I kaluam pa probleme ato minuta kur Kukësi na vendosi në presion. Tifozët? Që në ditën e parë që kam zbritur në Shijak dhe deri tani, ata kanë qenë njerëzit me besnik. Na kanë mbështetur në shi dhe në temperaturat më të larta. Kanë qenë gjithmonë lojtari ynë i 12, i falënderoj nga zemra. Ne do të japim gjithçka për ta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *